“Jam shumë krenar”, fjalët e para të Benzema pas rikthimit te Franca (FOTO LAJM)

Tashëm është zyrtare të dhe Karim Benzema do të kthehet në skuadrën e Francës për Kampionatin Evropian të kësaj vere.

Didier Deschamps vendosi të përfshijë sulmuesin e Real Madridit në listë për herë të parë që nga tetori 2015 dhe kjo vjen si shpërblim për formën e tij të shkëlqyer me Real Madridin.

Ai padyshim ishte lojtari më i mirë i Francës këtë sezon, me golat dhe asistimet e tij.

“Jam shumë krenar që kthehem në Francë dhe besimin që ata më kanë dhënë”.

“Falënderoj familjen time, klubin tim, miqtë e mi dhe të gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni dhënë forcë çdo ditë”, ka shkruar Benzema.

Benzema ishte takuar me Deschamps për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, dhe trajneri që atëherë ka vendosur të të rikthejë sulmuesin përsëri në planet e tij.


Shtuar 19.05.2021 08:37