U plagos në Elbasan, si është gjendja e efektives e shtruar në spital (FOTO LAJM)

Xhensila Sot, efektiva e forcave Shqiponia e cila u plagos në masakrën e Elbasanit është vizituar në spital nga Taulant Balla.

Policja është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Çfarë ndodhi sot në Elbasan:

Sot në Elbasan u ekzekutua Pjerin Xhuvani. Ai njihet si mbështetës i Partisë Socialiste. Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. /albeu.com/

 


Shtuar 21.04.2021 17:27