Studiuesi Sazan Guri, i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau më shumë detaje për librin më të ri “Pellazgët, epirotët, dhesprotët dhe çamiotët”. Mes të tjerash, ai pati një koment për prejardhjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ai është Sarakatsan dhe këtë e lidh dhe me mënyrën se si vishet.
“Rama është sarakaçan. Në 1800, shumë agallarë në Shqipëri kërkonin ndihmë dhe morën njerëz nga Anadolli, pa fe. Këto shërbyen në tokat e bejlerëve. Morën dhe mbiemra të punës dhe zanatit që bënin. Më pas u shpërdanë dhe një nga këto është lagjia Stan e Durrësit. Prandaj i pëlqen që të vishet si sarakaçan. Jo se ka modë.”, tha ai.