Ja kur Xavi do të prezantohet te Barcelona

Barcelona pritet ta emërojë Xavi Hernandezin si trajner të ri të enjten.

Klubi spanjoll thuhet se ka arritur marrëveshje me spanjollin, që do të udhëtojë drejt “Camp Nou” për të nënshkruar kontratën me klubin, shkruan albeu.com.

Ndeshja e parë për Xavin si trajner i Barcelonës pritet të jetë ndaj Espanyolit më 18 nëntor në La Liga.

Xavi do ta zëvendësojë Ronald Koemanin, pasi klubi vendosi ta shkarkonte për shkak të rezultateve të dobëta.

41-vjeçari karrierën si trajner e filloi në Arabinë Saudite te skuadra Al-Sadd. /albeu.com/

 


Shtuar 2.11.2021 16:20