Ja kur do të luhen 2 finalet e Kategorisë së Parë

Zona “play off” për Kategorinë e Parë mbaroi, por janë ende dy finale për t’u luajtur. Dinamo dhe Egnatia do të përballen mes tyre më 22 maj në orën 17:00 në “Elbasan Arena”, për të përcaktuar më të mirën e kampionatit.

Ato janë ngjitur direkt në elitë, e megjithatë kjo sfidë luhet e gjitha për prestigj dhe miliona. FSHF-ja akordon 30 milionë lekë të vjetër për fituesen. Një tjetër duel i rëndësishëm është ai mes të dytave të Grupit A dhe B.

Zyrtarisht do të jetë Burreli dhe Tomori, që do të diskutojnë mes tyre më 26 maj ekipin që do të ketë ende shpresa për t’u ngjitur. Stadiumi nuk është përcaktuar ende, por janë dy variante: Tirana ose Durrësi.

Shtuar 17.05.2021 09:05