Antonio Conte u prezantua si trajner i Tottenham vetëm pak ditë më parë.
Antonio Contes i është miratuar kërkesa për leje pune në Angli, dhe tani ai mund ta drejtojë ekipin anglez që në duelin ndaj Vitesses në Ligën e Konferencës e cila zhvillohet sonte në Londër në orën 21:00.
Ndërkohë, ish-tekniku i Interit nënshkroi kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023. /albeu.com/