Izraeli: Doza e tretë e vaksinës Pfizer, 86% efektive te moshat mbi 60 vjeç

Doza e tretë e të vaksinës Pfizer/Biontech kundër Covid ka treguar të jetë 86% efektive tek njerëzit mbi 60 vjeç, tha Shërbimi Shëndetësor Maccabi, një nga katër ofruesit e kujdesit shëndetësor që veprojnë në Izrael, duke cituar të dhëna nga mijëra anëtarëve të saj.

Shërbimet Shëndetësore Maccabi, e cila mbulon rreth 1/4 e popullsisë së Izraelit prej 9.3 milion, krahasoi rezultatet e 149.144 personave mbi moshën 60 vjeç që morën dozën e tretë të vaksinës të paktën shtatë ditë më parë me rezultatet e 675.630 njerëzve që morën vetëm dy doza vaksine në janar dhe shkurt.

“Vaksina ka dëshmuar edhe një herë efektivitetin e saj”, tha Dr Anat Ekka Zohar, e cila drejtoi studimin. “Ajo gjithashtu tregoi mbrojtje kundër variantit Delta. Doza e trefishtë është zgjidhja për të përballuar variantin e ri”.

Nga 149,144 persona të vaksinuar me dozën e tretë, u identifikuan vetëm 37 raste pozitivenë koronavirus, krahasuar me 1,064 raste pozitive të gjetura në grupin e 675,630 individëve që kishin marrë dy doza.

“Tre doza rezultojnë në mbrojtje të lartë si nga infeksioni ashtu edhe nga sëmundjet e rënda”, tha ai./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 15:59