Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dal me komunikatë për rastin e policit që vdiq në poligonin e qitjes me armë.
Sipas komunikatës së prokurorisë, polici me inicialet B.T, i moshës 44-vjeçare deri sa ka qenë në gjuajte në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare.
Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar I DKR të PTH Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Express
Komunikata e plotë:
–Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar I DKR të PTH Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht.
Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Express