Iu sekuestruan 11 thika, municion luftarak e shkop bejsbolli në banesë, pranga 30-vjeçarit nga Burreli

Një 30-vjeçar nga Burreli është vënë në pranga pasi iu gjet në banesë municion luftarak.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” në pranga ra shtetasi E.T, 30 vjeç, banues në Burrel.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T., shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.11.2023 09:12