Zonja e Parë e SHBA Jill Biden është mirë pas operacionit, u tha gazetarëve presidenti Joe Biden.
“Ajo po ia del shumë mirë. Ne hëngrëm mëngjes së bashku më parë. Ajo po shërohet”, tha Presidenti Biden,
Jill Biden, 71 vjeç, vizitoi Spitalin Ushtarak Walter Reed në Maryland të mërkurën, ku iu nënshtrua një operacioni për të hequr një karcinomë mbi syrin e saj të djathtë. Një karcinoma e dytë u gjet në anën e majtë të gjoksit të saj dhe ajo u hoq, sipas kryemjekut të Shtëpisë së Bardhë.
I gjithë indi kanceroz u hoq me sukses dhe zona përreth ishte e pastër nga qelizat e mbetura të kancerit të lëkurës. Mjekët vlerësojnë se nuk do të nevojiten ndërhyrje të mëtejshme.
Një dëmtim i vogël u gjet gjithashtu në qepallën e majtë të Jill Biden. Është ndjekur e njëjta procedurë (heqja kirurgjikale) dhe mostra është dërguar për biopsi. /albeu.com