Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçin, pas qëndrimit 35 ditë në burg me afat. I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62-vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.
Gjatë caktimit të masës së sigurisë Nimani, pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEA-s nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë.
Edhe vetë Xhulio Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më para Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.
Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Licci ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ose në të kundër do të lirohej.
Siç duket akuza nuk ka mundur të gjejë prova për ish-efektivin e në këtë mënyrë pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është liruar sot, ku ndaj tij u caktua masa e detyrimit te paraqitjes.
Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Liçit, në çantën e vendosur nga 62-vjeçri Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë./albeu.com