Italia përballë pandemisë, sa raste u shënuan sot

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 21,315 raste të reja me Covid nga 273,966 testime të kryera për persona të dyshuar si të prekur.

Në 24 orët e fundit ka pasur 264 vdekje, duke e çuar në 102,145 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Në kujdesin intensiv ka 100 pacientë më shumë se dje, për një total prej 3.082 shtretërish të zënë.

Kulmi i shtrimeve në spital në kujdesin intensiv u arrit në 3 prill të një viti më parë me 4,068 shtretër të zënë. Lombardia është konfirmuar si rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të reja (4.334) nga 45.013 testime të kryera.

 

 


Shtuar 14.03.2021 23:14