Italia i refuzoi, anija me 230 emigrantë ankorohet në portin francez

Një anije shpëtimi me 230 emigrantë u ankorua në portin francez të Toulon të premten, 11 nentor, mes një mosmarrëveshjeje të Francës dhe Italisë se cili vend është përgjegjës për ta.

Franca e paralajmëroi Italinë për “pasoja të rënda” teksa do të merrte të premten një anije bamirësie që transportonte më shumë se 200 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe, të cilëve u ishte ndaluar hyrja nga Roma.

Anija Ocean Viking, anije e operuar nga një organizatë joqeveritare franceze, i kishte marrë emigrantët në det pranë bregut të Libisë përpara se ata të kalonin javë të tëra duke kërkuar një port për t’i pranuar ata.

Fillimisht ato kishte kërkuar hyrje në bregdetin e Italisë, që është më afër vendit ku u morën emigrantët, duke thënë se kushtet shëndetësore dhe sanitare në bord po përkeqësoheshin me shpejtësi.

Franca nuk kishte lejuar kurrë më parë një anije shpëtimi që transportonte emigrantë të zbarkonte në bregdetin e saj, por këtë herë e bëri këtë sepse Italia kishte refuzuar hyrjen.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha të enjten se migrantët ishin përgjegjësi e Italisë sipas rregullave të BE-së dhe se masa franceze ishte një masë “e jashtëzakonshme” që nuk do të ndikonte veprimet e ardhshme.

Ai tha se refuzimi i Italisë për të pranuar migrantët ishte “i pakuptueshëm” dhe se do të kishte “pasoja të rënda” për marrëdhëniet dypalëshe të Italisë me Francën dhe me BE-në në tërësi.


Shtuar 11.11.2022 18:06