Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Një 39- vjeçare është arrestuar nga policia e Dibrës në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit.”

Arrestimi i shtetas A.Gj u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.


Shtuar 23.04.2024 11:38