Italia bën bilancet, në një vit janë sekuestruar 2 miliardë euro pasuri të oligarkëve rusë

Pasuritë mbi dy miliardë euro që i përkasin oligarkëve rusë janë sekuestruar nga Italia që nga vendosja e sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë.

Në raportin e saj vjetor, njësia e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave (UIF) tha se shifra prej 2 miliardë eurosh është përditësuar për të mbuluar periudhën deri në fund të qershorit.

Përpara se lufta në Ukrainë të fillonte në shkurt 2022, bregdeti dhe portet italiane ishin një destinacion popullor për rusët e pasur që blinin prona në vende të tilla si Liqeni i Komos, Sardenja, Toskana dhe bregdeti i Ligurisë.


Shtuar 4.07.2023 17:06