Itali/ Posedonte lëndë narkotike, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

 Policia italiane, ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike me qëllimin tregtimin.

I riu u ndalua në qytetin Montevarchi në provincën e Arezzos.

Aktiviteti i tij i dyshuar criminal, u zbulua kur ai u përpoq të shmangte kontrollin e policisë, duke ndryshuar rrugën e tij.

Gjatë kontrollit personal, iu gjetën pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.

Edhe në shtëpi iu gjetën lëndë narkotike të paketuara gati për shitje, së bashku me materialin e përdorur për përgatitjen e dozave.


Shtuar 5.01.2024 09:54