Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pas plagosjes me thikë, ndalohet 32-vjeçari

Një konflikt në Vescovato, qytezë në provincën e Cremonës, përfundoi me vdekjen e 24-vjeçarit shqiptar N. Dalipaj. I riu u sulmua me thikë mbrëmjen e së dielës, në zonën e Viale Italia, ku mori disa plagë në qafë.

Pas incidentit, ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Për ngjarjen është ndaluar 32-vjeçari Mattia Miraglia, banues në Vescovato dhe pa precedentë penalë.

Të lidhura

None found

Miraglia ka mbetur gjithashtu i plagosur dhe po merr trajtim në spitalin Maggiore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Ndërkohë, karabinierët po vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e krimit.

Dyshimet e para të hetuesve lidhen me motive sentimentale dhe xhelozinë për një vajzë. Përplasja mes 24-vjeçarit dhe të dyshuarit nisi në një lokal, ku të dy kishin debatuar dhe situata dukej se ishte qetësuar pa pasoja të tjera.

Më pas, N. Dalipaj shkoi së bashku me vëllezërit e tij pranë banesës së 32-vjeçarit në Vescovato. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, Miraglia doli nga banesa me thikë, plagosi fillimisht në bark një nga vëllezërit e viktimës dhe më pas goditi disa herë N. Dalipajn, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio