Ishulli grek “goditet” nga Tornado (FOTO&VIDEO)

Ishulli grek i Lemnosit është goditur nga tornado.

Kjo pas kushteve të motit në vendin fqinj, të cilat bënë që të shfaqeshin edhe pamjet mbreslënëse.

Ata që e panë më herët këtë fenomen në zonën e aeroportit të ishullit u habitën.

Në atë kohë, në fakt, nga avioni i fluturimit çarter sapo kishin zbritur vizitorët skandinavë , të cilët ndaluan për të kapur fenomenin natyror me celularët e tyre.

Kohëzgjatja e vorbullës zgjati pesë minuta dhe fatmirësisht nuk shkaktoi dëme./albeu.com/