Ishte zënë me të dashurin, infermierja “fluturon” me 130 km/h, përplaset me makinat dhe u merr jetën 5 personave

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Los Angeles të SHBA-së.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, një grua 40-vjeçare kaloi me të kuqe, me një shpejtësi rreth 130 km/h, duke u përplasur me disa makina, të cilat morën flakë.

Gjithashtu raportohet se nga ky aksident ndërruan jetë 5 persona.

Mendohet se shkaktarja e aksidentit është infermiere, e cila sapo ishte zënë me të dashurin e saj.