Ishte “tapë”, 32-vjeçari në Durrës furnizon makinën me naftë dhe “harron” të paguajë

Një ngjarje pazakontë raportohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një 32-vjeçari ka furnizuar makinën me naftë në një karburant dhe më pas është larguar pa paguar.

Shtetasi R.K, u ndalua nga policia dhe rezultoi  se ishte nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën.

Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjëndje të dehur. /albeu.com