Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te Shkëmbi i Kavajës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se një fëmijë 10-vjeçar nga Polonia dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3 i një hoteli ku qëndronte.
Sipas policisë, i mituri është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/