Maqedonci dhe Rudolph diskutojnë sigurinë rajonale dhe forcimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet në sektorin e mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës e Gjermanisë, me theks të veçantë te trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta.

Palët shqyrtuan gjithashtu mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe në proceset e prokurimeve ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se këto marrëdhënie synojnë forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë së saj me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas ministrisë, këto angazhime i shërbejnë synimit të Kosovës për të rritur kontributin në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Gjermania u vlerësua si një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kosovës në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të aftë për të dhënë kontribut në sigurinë kolektive.


Shtuar më 30.09.2026 20:52

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş