Ishte “mbreti” i merkatos, Mino Raiola kishte klientë lojtarët më të mirë në botë

Mino Raiola ndërroi jetë dhe ishte i njohur si “mbreti” i merkatos së futbollit, ku 54-vjeçari kishte si klientë shumë lojtarë të klasit të lartë botëror.

Shumë lojtarë punonin me të pasi Raiola ishte një nga ata agjentë që lojtarët donin të punonin.

Të lidhura

None found

Raiola ishte i njohur për menaxhimin e shumë lojtarëve të spikatur në botën e futbollit, pasi ai gjithashtu arrinte t’i shtrinte lojtarët e tij në kampionatet dhe klubet më të mira evropiane.

“Perandoria” e Raiolës është e ndërtuar si më poshtë dhe kaq mjafton për të kuptuar se përse ai quhej mbreti i merkatos.

Haaland, Donnarumma, Kluivert, Pellegrini, Pogba, Pinamonti, Lozano, Ibrahimovic, Matuidi, Manolas, Balotelli, Romagnoli, De Vrij, Bonavetura, Verratti, De Ligt, Mkhitarian, Dumfries, Kean.

Kjo ishte perandoria e Raiolës, ku lojtarët e përmendur më sipër ishin më të mirët që ai zotëronte./h.ll/albeu.com