Ishte duke punuar, bie nga lartësia punonjësi 24-vjeçar në Mullet

Një 24 vjeçar ka rënë nga lartësia e një objekti në Mullet, në të cilin po punonte.

Ai është transportuar menjëherë në Spital për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe momentalisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndertim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 2.10.2021 18:10