Ishin të pandara nga njëra-tjetra, kush janë dy motrat që u përplasën për vdekje nga treni në Itali

Giulia dhe Alessia Pisanu janë dy motra, dy viktimat e tragjedisë në Itali. Mëngjesin e djeshëm, pak para orës 7, u përplasën nga treni teksa po kalonin shinat në Riccione.  Ato jetonin në një fshat në provincën e Bolonjës së bashku me prindërit dhe motrën e madhe Stefania. Babai i tyre, Vittorio Pisanu ka një kompani me kamionë që bënin transport mallrash. Giulia do të mbushte 17 vjeçe në shtator, ndërsa Alesia që ndiqte shkollën e artit ishte 15 vjeçe. Atyre u pëlqente të kërcenin. Në postimet në rrjete sociale, Giulia publikonte fotografi në rrjete sociale ndërsa dukej e pandarë nga motra.

“Ndonjëherë, mendoj se motra ime është arsyeja e vetme për të jetuar”, shkruante Giulia. Më pas publikonte video me këngët më të njohura të momentit nga Jake La Furia. Qyteti i Castenaso është në zi, familja dhe miqtë janë të tronditur. Ende nuk dihet arsyeja përse motrat zgjodhën t’i jepnin fund jetës ndërsa vijojnë hetimet.

Të lidhura

None found

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, rojtari i shinave dhe udhëtarët e tjerë bërtitën me të madhe “Ndal, mos”, por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat. Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.