Ishin në lokal bashkë? Kush është “miku” që qëlloi me armë zjarri pas kafes ish-kreun e PS në Shkodër (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, ku shtetasi Nikolin Hubaj është qëlluar me armë zjarri.

Burimet nga albeu.com, bëjnë me dije se Hubaj është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 54-vjeçari nuk banonte në zonën në të cilën ndodhi plagosja por dyshohet se po konsumonte një kafe në një lokal pranë vendngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se autori i kësaj përplasje mund të ketë qënë pikërisht personi për të cilin Hubaj kishte ardhur në këtë zonë për t’u takuar.

Plagosja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokalit, ku i plagosuri dyshohet të ketë qënë duke u larguar drejt makinës.

Nikolin Hubaj është një person jo i panjohur për Shkodrën pasi është ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht punon në HEC-in e Koman, në sektorin e burimeve njerëzore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com/

 


Shtuar 4.09.2021 11:17