Ishin duke bërë hiking, ish-deputetja shqiptare dhe grupi qëllohen me breshëri plumbash nga serbët

Një grup shqiptarësh prej 50 personash nga Kosova janë sulmuar nga disa të rinj serbë. Grupi nga “Kosovo Mountain Club” ka ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona, të cilët kanë shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri.

Pjesë e grupit ishte dhe ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e grupit. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pa pasur asnjë të lënduar, shprehet një nga zyrtarët e këtij klubi për Gazetën Express.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, u bë me dije zyrtarisht.

Ndërkohë grupi nuk e ka prishur rutinën e udhëtimit, as për t’u kthyer në Komisariat për të denoncuar ngjarjen.

Shtuar 9.05.2021 01:05

Tags: , ,