“Ishim në një mendje”, Rama takohet me Charles Michel: Lirimi i tre policëve të Kosovës ishte lajm shumë i mirë

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin kanë folur ndër të tjera për lirimin e tre policëve të Kosovës që mbaheshin të burgosur në Serbi.

Krahas një fotoje me Michel, të postuar në Tëitter, Rama shkruan se Serbia dhe Kosova duhet të depërshkallëzojnë marrëdhëniet e t’i drejtohen dialogut, si një detyrim ndaj rajonit.

Reagimi i plotë:

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

Kujtojmë që tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe u lanë të lirë ditën e sotme. Kosova ka pretenduar vazhdimisht se ata janë kapur brenda territorit të saj, teksa Serbia nuk e ka pranuar diccka të tillë.

Komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës kishin bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e tyre.


Shtuar 26.06.2023 17:22