Ish-zyrtari i Qeverisë në Kosovë dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Ësht dënuar me dy vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-zyrtari I qeverisë në Kosovë, Zahir Bajrami.

Mediet vendase bëjnë me dije se Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar për mashtrim ish-drejtorin për buxhet dhe financa në Zyrën e Kryeministrit, Zahir Bajrami.

Siç njofton Gjykata, i akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, shkruan Express.

Bajrami është pezulluar nga puna në Kryeministri në vitin 2017. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.01.2023 16:36

Tags: