Ish-ushtari trondit Greqinë me denoncimin: U zura me kapitenin, abuzuan me mua sek*ualisht për ndëshkim

Një ish-ushtar në Greqi ka denoncuar se është abuzuar seksualisht 10 vjet më parë. 32-vjeçari, i cili ka preferuar që të mbetet anonim, prentendon se është përdhunuar gjatë qëndrimit në kamp dhe ka paditur 6 persona në Gjykatën Ushtarake të Athinës. Sipas tij, ngjarja ndodhi gjatë shërbimin e tij ushtarak në vitin 2009.

Ai pretendon se me urdhër të një kapiteni ai u dërgua në zyrën e mjekut në kamp, atje ku tre ushtarë e mbanin dhe një tjetër e përdhunoi, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në prani të dy anëtareve të stafit mjekësor.

“Pas fyerjeve që mora nga ai, unë u përgjigja me fyerje. Atë ditë, kapiteni më thoshte; “Natën do të shihni se çfarë do të vuani”. Kështu ndodhi. Të njëjtën natë ndodhi e keqja. Tre ushtarë nga Kreta më çuan në spitalin e kampit, njëri abuzoi me mua dhe dy të tjerët më mbanin,“-tregoi ai.

 

 

 

 

 

Shtuar 9.06.2021 05:06