Ish-sekretari amerikan i shtetit: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, beson se Uashingtoni është aktualisht në prag të luftës me Moskën dhe Pekinin. Tass shkruan se në një intervistë për Wall Streel Journal, Kissinger ka rrëfyer frikën e tij destabilizimin që e pret planetin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për çështjet të cilat i krijuam pjesërisht, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kjo apo çfarë supozohet të çojë”, tha ai.

Të lidhura

None found

Kissinger propozon që vendet të mos kthehen kundër njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë tensione.

“Nuk mund të thuash vetëm tani se do t’i ndajmë dhe do t’i kthejmë kundër njëri-tjetrit. Gjithçka që mund të bëni është të mos përshpejtoni tensionet dhe të krijoni opsione, dhe për këtë duhet të keni një qëllim”, shtoi Kissinger.