Ish-presidenti Topi: Foltorja e Berishës prej hallit, ku gaboi ai

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka hedhur kritika ndaj ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për mbledhjen e foltores së tij me demokratët.

Sipas Bamir Topit, Berisha ka gabuar me thirrjen për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, pasi sipas tij, duhet të ishin struktura të tjera ato që duhet ta ndërmerrnin këtë veprim.

Komentet ai i bëri i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, teksa komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ai tha se partia ndodhet në një situatë krize, e kjo pranohet nga të gjitha palët.

Në çfarë situate ndodhet Partia Demokratike?

Bamir Topi: Në Partinë Demokratike kriza ka dalë në shesh. Sot, këtë e pranojnë me shumë natyrshmëri të gjitha palët.

Ju jeni shprehur për një PD të marrë peng, kush e ka marrë sipas jush?

Bamir Topi: Padyshim që janë këta dy individë. Partitë krijohen jo për t’i shërbyer individëve, por qytetarëve. Këtu ka ndodhur një proces i kundërt me evolucionin, këtu po ndodh një tkurrje. Janë dy individë që deri në fillim të shtatorit kanë qenë bashkë.

Po Berisha thotë se në 2017 i ka kërkuar Bashës të japë dorëheqjen, ka qenë e shtirur kjo marrëdhënie?

Bamir Topi: Ka vetëm dy rrugë, ose kanë qenë bashkë, ose tani po del në pah një hiprokrizi. Duke i rezervuar vetes një pozicion komod duke mos u shprehur, ai mori autorësinë. Unë s’po e njoh më Berishën në strukturën karakteriale të tij. Berisha ka qenë një njeri që gjithmonë është ekspozuar, por për gjërat që kanë të bëjnë me ekzistencën e PD dhe kryetarit të partisë, ai hesht. Ndërsa tani kur është prekur lëkura e tij është vendosur në një pozicion satirik. Unë i gjykoj të dy si një person të vetëm. Njëri është pjellë i tjetrit. Të dy kanë bashkëqeverisur. Këto situata e kanë ulur shumë figurën e Berishës. Ne e shohim që Berisha edhe në këto kushte e ka marrë bazën e partisë Bashës.

Ish kryeministri ka kërkuar mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD, ato firma janë mbledhur dhe me 11 dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi. Sa legjitime është kjo datë?

Bamir Topi: S’më takon mua ta them. Mënyra e deklarimit për Kuvendin Kombëtar, e nxjerr Berishën jashtëzakonisht keq. Në eksperiencën e tij ai duhet të kuptonte se duke folur për një proces që do të jetë i implikuar vetë, duke ftuar të tjerë të jenë pjesë e garës, nuk e di, mua më duket si një njeri që ka në dorë jo vetëm PD, por edhe procedurat.

PD ka një statut dhe në raport me këtë si mund të funksionojë?

Bamir Topi: Berisha ka thënë para kohe gjëra që nuk duhet t’i thoshte. Unë nuk gjykoj performancën e Berishës, por në rast se ai kërkon mbledhjen e Kuvendit s’mund t’ia japi atributin vetes duke publikuar datën. Duhet të kërkonte një komision, dikush tjetër duhet ta kishte hedhur datën si hipotezë. Nuk duhej thënë nga Berisha se ai është person i interesuar për garën. Nëse kjo kalon në struktura, Berisha s’e merr aksesin.

Foltoren si e keni parë?

Bamir Topi: Është një komunikim prej halli, por jo se nuk ka të drejtë në raport me drejtimin e PD, por e gjithë kjo mbyllet në binomin Berisha-Basha, ata të dy s’kanë kujt t’ia hedhin përgjegjësinë për këtë punë.

Basha e cilësoi Strukturë paralele mbledhjen e Kuvendit nga ana e zotit Berisha?

Bamir Topi: Duhet parë edhe gjendja psikologjike e liderit, e të dyve për rastin në fjalë. Basha kur lajmëroi përjashtimin e Berishës ishte shumë i tronditur. Nga ana tjetër filloi të tronditej edhe nga nisja e procesit të foltores. Ndërsa tani duket më i qetë, diku ai shpreson s

Mund të ndodhë që të kenë një proces gjyqësor për vulën e partisë, aty ka mbetur çështja. Pra të dy e kanë braktisur kauzën e madhe nuk ka më opozitë që i bëhet Ramës”,tha Topi.

Përse ky ndryshim i diskursit politik të zotit Basha?

Bamir Topi: Unë nuk jam në interesin e zotit Basha, por mendoj që tani ai shikon që çdo faktor jashtë grupit të tij parlamentar është kundërshtar politik në pontencë. Në një aleancë të mundshme , zoti Meta mendoj që do preferonte më shumë Berishën se sa Bashës. në këtë pikëpamje po krijon një tjetër formë, si trekëndëshi i Bermudeve. Por nga pikëpamja metaforike viktima do të jetë sërish ky. Unë mendoj që ai politikisht ka vepruar gabim./BalkanWeb/


Shtuar 30.10.2021 18:14