Ish-missi thirrje Ramës: Kërkoju falje grave që ke dhunuar! (VIDEO)

“Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to…”

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Garo thotë se sot Rama duhet t’i kërkonte falje të gjitha grave dhe vajave që ka bullizuar gjatë këtyre viteve qeverisje.

Në një deklaratë nga selia blu, Garo u shpreh se eshtë koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, si dhe të drejtohen nga një kryeministër që i respekton.

Reagimi i plotë:

Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.

Shtuar 16.03.2021 06:03