Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Mesditën e sotme, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është paraqitur në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Gjatë deklaratës së tij të dhënë para gazetarëve, Beqaj tha se ende nuk e di cili është faji i tij sa i takon koncesionit të sterilizimit, duke këmbëngulur se ky koncesion është gjëja më e mirë që i ka ndodhur sektorit të shërbimit shëndetësor.

“Ende pres të kuptoj se kush është faji që kam bërë se deri tani nuk ka asnjë provë faji. Besoj se sterilizimi është gjëja më e mirë që ka ndodhur në shëndetësi”- u shpreh Beqaj teksa largohej nga ambientet e SPAK. 


Shtuar 29.12.2023 15:52