Ish-ministri i Brendshëm i Ramës, Sandër Lleshaj thirret në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve për mediat, Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.

SPAK po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Dy vite më parë në Malësinë e Madhe 14 persona janë arrestuar në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë.

Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.

Mes të ndaluarve ka qenë edhe ish-drejtues të lartë në sektorë të ndryshëm të policisë Shkodër.

Inaugurimi erdhi pas përfundimit të punës për rikonstruksionin e godinës ku mori pjesë në atë kohë edhe ish-ministri Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 2 milionë lekë të lidhura me këtë tender.

Gjithsesi nuk është e konfirmuar se është kjo çështja për të cilën është thirrur Lleshaj.


Shtuar 19.07.2024 19:51

Tags: ,