Ish-ministri Cakaj kërkon ndihmë: Kam babain me COVID-19

Ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka bërë me dije se babai i tij, Shkëlzen Cakaj ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e infektimit me Covid-19. Cakaj ka apeluar për ndihmë në Facebook, ku kërkon nga ata qytetarë që mund të kenë kaluar Covid-19 plazmë të gjakur për grupin A pozitiv. Ai shkruan se gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa.

Në apelin e tij në Facebook, Cakaj ka lënë gjithasht dhe një numër telefoni ku të gjithë personat të cilët janë të gatshëm ta ndihmojnë të telefonojnë në atë numër.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti

Shtuar 16.03.2021 03:03