Ish-ministër dhe ish-deputet i Ilir Metës, reagon LSI për arrestimin e Lefter Kokës: Bleu votat tona për Ramën!

Ditën e sotme është vënë në pranga ish-ministri I Mjedisit Lefter Koka, I ardhur nga LSI në qeverinë Rama-Meta.

Koka u vu në pranga nga shtëpia e tij në Durrës nga SPAK për dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI, PD dhe Nisma Thurje.

Pas këtij arrestimi të bujshëm për të cilin nuk ka reaguar ende zyrtarisht SPAK, ka reaguar LSI dhe Petrit Vasili i cili e ka konsideruar aksionin  të vonuar, hipokrit dhe pa asnjë vlerë.

Vasili deklaron se banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve se ajo do të blinte vota të LSI për llogari të Rilindjes.

DEKLARATA E PLOTË:

Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un.

Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.

Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.

Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.

Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!! /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 14.12.2021 13:58