Ish-kryebashkiaku i Dibrës thirret në SPAK, arsyeja mister (VIDEO)

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur ditën e sotme në SPAK, ku është marrë në pyetje.

Pamjet tregojnë momentin kur Rama futet në ambientet e SPAK, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të merret në pyetje.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë./albeu.com