“E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”, kanë qenë këto fjalë të Monika Lubonjës në “Big Brother VIP” që kanë irrituar keq ish-kryebashkiaken e LSI-së në Prrenjas, Miranda Rira.
Miranda është ndjerë e ofenduar duke qenë se është prekur në origjinë dhe ka zgjedhur një status në Facebook për të shpëthyer në ofendime personale kundrejt Monikës.
“Prapanike, cinike, shëllehesh tërë ditën në diell, e papjekur nga truri”, janë vetëm disa nga ofendimet që Miranda i ka parë me vend t’ja qendisë një artisteje e cila ka përdorur një shprehje që gabimisht e përdor gjysma e bashkekombasve të saj.
Ndër të tjera Miranda Rira ka zgjedhur disa foto me momentet jo më të mira të aktores në “Big Brother”. Epo gjithy ky sulm me ofendim e shpërthim i ish-kryebashkiakes nuk duket se nis vetëm nga fjalia e parë në këtë artikull./albeu.com/
Postimi i Miranda Rirës
Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!!! .
Po pse moj grua e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!
Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty!
Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.
Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!
Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!