Ish-kancelares gjermane Angela Merkel i vjedhin portofolin teksa bënte pazar në supermarket

Epo tani është një qytetare e thjeshtë.

Një hajdut i i sprovuar nuk hezitoi të vidhte portofolin e ish-kancelares Angela Merkel, teksa ajo po bënte pazar në një supermarket.

Mësohet s engjarja ndodhi të enjten e kaluar edhe pse ish kancelarja ishte e shoqëruar nga truprojat e saj.

Sipas informacioneve të Bild, Merkel dyshohet se e kishte vendosur çantën në karrocën e saj. Në një moment pakujdesie, autori ka arritur t’i rrëmbejë çantën.

Truprojat e saj nuk mundën ta parandalonin vjedhjen.

67-vjeçarja Merkel iu drejtua personalisht një stacioni policie aty pranë në zonë për incidentin.


Shtuar 27.02.2022 22:28