Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish të dashurin e këngëtares shqiptare Baby G, Blerim Horin të njohur ndryshe si Lim Hoti pasi akuzohet për moskallëzimin e vrasjes së Mehmet Qemës.
Hoti është njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ishte edhe Erlin Peka, i cili është shpallur në kërkim. Raportohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën “tallman” ose “hasjanali” dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.