Ironizon Rama: Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me PD, por s’po dimë kush është kush

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu ku nuk kanë munguar as komentet nga ana e tij.

Komentet ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë në Selinë Rozë.

Duke folur për gazetarët, Rama uroi që demokratët të dalin sa më shpejt nga situata duke i kapërcyer liderin aktual Lulzim Basha dhe ish-liderin Sali Berisha, të cilët i cilëson shpesh si “kufoma politike”.

I pyetur nëse mazhoranca sheh mundësi për të bashkëpunuar me opozitën në këto kushte, kreu i qeverisë tha se kjo mbetet për t’u parë pasi “nuk dihet më se kush është kush.”

Megjithatë, ai shtoi se për sa kohë deputetet demokratë janë legjitimë sepse janë në Parlament me votën e zgjedhësve, mundësitë mund të krijohen.

“Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara në këmbë, nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Kur shohim që ka shans për bashkëpunim, jemi aty për ta bërë këtë. Situata është e vështirë për momentin..do të shohim si do të zhvillohet. Uroj që të ketë një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten pas.”

Ndërkohë, më 29 janar Partia Socialiste mbledh Kongresin e partisë. Burime për ABC, bëjnë të ditur se mbledhja e Kongresit do të mbahet në kuadër të disa ndryshimeve statuore./albeu.com/