Irani ndërhyn në sistemin TIMS në Shqipëri, reagon SHBA: Dënojmë sulmin kibernetik kundër aleatit tonë të NATO-s

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku në shënjestër ishte sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit.

Përmes një mesazhi në Twitter SHBA-të theksojnë se aktivitet keqdashës vjen pas sulmit të 15 korrikut, po nga i njëjti shtet.

Mes të tjerash SHBA pohon se po ofron asistencën e saj që Shqipëria të rimëkëmbet nga ky sulm.

Me sulmin ndaj sistemit TIMS për disa kohë u paralizua punë në aeroportin e Rinasit, por pas ndërhyrjeve, u arrit që të viheshin në punë dy sportele.

REAGIMI I SHBA
Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur.

Shtuar 11.09.2022 08:12