iPhone 14 nuk pati “bum” kërkese siç pritej, bien aksionet e Apple

Aksionet e Apple ranë me 4%  mes shqetësimeve rreth kërkesës për linjën më të fundit të iPhone-ve të kompanisë.

Apple (AAPL) thuhet se ka braktisur përpjekjet për të rritur prodhimin e linjës së saj të iPhone 14 me 6 milionë njësi në gjysmën e dytë të këtij viti pas kërkesës më të ulët se sa pritej, sipas një raporti të Bloomberg të martën duke cituar burime të paidentifikuara, po të njohura me problemin.

Kompania tani thuhet se po planifikon të prodhojë rreth 90 milionë njësi iPhone 14 në atë periudhë kohore, afërsisht në përputhje me një vit më parë, sipas raportit.

Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, raporton CNN./albeu.com


Shtuar 29.09.2022 11:51