Simone Inzaghi e pranoi se do të jetë e vështirë që Inter ta përsërisë atë që bënë vitin e kaluar në Evropë, para sfidës së tyre hapëse ndaj Real Sociedad në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurrët” shkëlqyen në skenën evropiane sezonin e kaluar, duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve në Stamboll.
Të lidhura
None found
Te besuarit e Inzaghit ishin vetëm një hap larg ngritjes së trofeut, mirëpo u mposhtën nga Manchester City me rezultat 1-0.
Inter ka filluar fuqishëm sezonin e ri, duke mbajtur momentumin e krijuar vitin e kaluar, andaj po shpresojnë se ata do të bëjnë paraqitje të mira përsëri në këtë garë, duke filluar që nga përballja me Real Sociedad.
Duke u prononcuar në një intervistë, Inzaghi diskutoi rreth lëvdatës që Pep Guardiola i bëri ekipit të tij.
