Juventus po përpiqet të shpëtojë atë që mbetet për tu shpëtuar në këtë fund sezoni. Sipas L´Equipe sezonin e ardhshëm trajneri i Juves mund të jetë Zinedine Zidane.
Francezi duket i tunduar nga rikthimi, këtë herë nën kostumin e trajnerit. Mundësia që ai ti thotë lamtumirë Realit në fund të këtij sezonit është e lartë. Opsionet mbeten Juve dhe kombëtarja francize.
Konkurentët kryesorë për pankinën e Juves janë Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi.
Për sa i përket Inzaghit, lajmi nuk përfundon këtu. Inzaghi flitej se do të rinovonte kontratën e tij me Lazion por rinovimi ende nuk ka ardhur dhe pas gjithcka mund të jetë Juventusi.
Nëse do të vinte tek Juve, Inzaghi do të sillte me vete edhe Igli Taren i cili mund të zinte vendin e drejtorit aktual Paratici, i cili është në skadencë kontrate.