E ardhmja e Milan Skriniar duket shumë larg nga Interi.
Mbrojtësi sllovak, nuk dëshiron të largohet nga ekipi zikaltër, por e ka kuptuar që sakrifica e tij në merkato përbën një domosdoshmëri për klubin i cili duhet ta mbyllë merkaton me 60 milionë euro plus.
PSG, sipas “Gazetta dello Sport”, ka rritur tashmë ofertën në 70 milionë euro plus bonuse, shifra për të cilën Interi kërkonte dhe për Skriniar do të ketë një pagë prej 7,7 milionë euro në sezon.
Drejtuesi sportiv i klubit francez, Campos, dërgoi disa agjentë të klubit në Itali për të mbyllur marrëveshjen. Në të dyja anët ka optimizëm për të përfunduar këtë operacion./ h.ll/albeu.com