Tuttosport: PSG për “pazar” në Itali, kërkon dy yjet e Milanos

Chelsea tashmë ka në duar sulmuesin Nkunku me të cilin ka arritur një marrëveshje që tani.

Kështu, Chelsea mendohet të heq dorë nga Leao, talenti i ekipit të Milanit.

Leao është vështirë të largohet nga Milani në janar, por në merkaton e verës gjithçka mund të ndryshojë nëse Milan nuk do të mundet të rinovojë kontratën me talentin portugez.

Nga ana tjetër, Inter ende nuk ka rinovuar kontratën me Milan Skriniar. Mendohet se pas ndeshjes së nesërme mes Interit dhe Barcelonës, Marotta mund të organizojë një takim me agjentin e tij. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje, PSG do të hidhet në sulm për Leao dhe Skriniar, dy yjet e Serie A që presidenti Al Khelaifi i dëshiron te klubi i tij, nën urdhrat e trajnerit Galtier./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.10.2022 09:53