Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime se Koreja e Veriut po shqyrton ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë.
Inteligjenca amerikane tregon se Kremlini po kërkon të rrisë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve për të ndihmuar pushtimin e Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin, sipas John Kirby.
“Informacionet tona tregojnë se Rusia po kërkon të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut, përmes shitjes së municioneve artilerie nga DPRK, sërish Rusisë,” tha Kirby.
Komentet vijnë pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi së fundmi Korenë e Veriut në kuadër të 70-vjetorit të armëpushimit të Luftës Koreane.
“Ky është një shembull tjetër se sa i dëshpëruar po bëhet zoti Putin, sepse makina e tij e luftës po preket nga sanksionet dhe kontrollet e eksportit,” shtoi Kirby, duke thënë se zyrtarët rusë po i afrohen edhe Iranit dhe Kinës.
Gjatë vizitës së Shoigut javën e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i bëri atij një turne në një ekspozitë mbrojtëse në Phenian, me imazhe nga mediat koreano-veriore që i shfaqnin ata duke kaluar pranë një sërë armatimesh, nga raketat balistike të Koresë së Veriut me aftësi bërthamore deri te dronët e saj më të rinj.
Në një pritje shtetërore për Shoigun dhe delegacionin rus, duke iu referuar luftës në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam shprehu mbështetjen e plotë të Phenianit “për luftën e drejtë të ushtrisë dhe popullit rus për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vend”, sipas një raporti nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve./Albeu.com/