Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë! Publikohet fotoja e Pecorellit i maskuar (FOTO LAJM)

Italiani Davide Pecorelli, është gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës.

Në të vërtetë, Pecorelli nuk kishte vdekur në makinën e djegur në Pukë. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh.

Gazetat italiane, zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze. Me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 8 muajsh, një tërheqje e parave u bë të dielën në mbrëmje në një bankë në Romë.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit ku më pas ai u zbulua se ishte gjallë.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e biznesmenit të maskuar pas inskenimit të ngjarjes./albeu.com